+383 46 330 003
21000 Rahovec, Kosovë
Shoqata AfaristeShoqata AfaristeShoqata Afariste

Korenica

Historiku

Korenica

Fabrika Korenica është themeluar në vitin 1990 fillimisht me perpunimin e dyerve dhe dritareve nga druri.

Në fillim merrej me shitjen e materialeve të gatshme kryesisht nga zdrukthtaria: dyert dhe dritare  termoizoluese, dysheme dhe llamperi.

Në fabrikën Korenica arritëm që së bashku të prodhojmë brenda vitit 8000-10000 dritare varësisht prej dimensionit.

Janë dhe ekspertë për njohjen e programit të drurit e të tjerë. Mirëpo i tërë ky angazhim dhe mund i përbashkët i punëtorëve dhe pronarëve u bë garancë për një të ardhme më të mirë në përgjithësi të atyre që jetojnë në komunën tonë dhe më gjerë.

Pas një kohe të shkurtër më 25.11.1999 arritëm që pjesërisht t’i ndërtojmë objektet dhe të plotësojmë pajisje të reja për prodhim. Fabrika Korenica më 28.11.1999, si plotësim i prodhimeve ekzistuese, u zgjerua me programin e dritareve dhe dyerve nga plastika.

Në ndërmarrjen Korenica, numri i të punësuarve arrin prej 40-50 punëtorëve varësisht prej nevojave të prodhimit. Për të ardhmen, vizioni i kompanisë Korenica fokusohet në blerjen e një ndërmarrje shoqërore e cila përfshin sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe sipërfaqe të mbuluara 10000m2 me një infrastrukturë të modernizuar e të kompletuar me standardet e vitit 2006.

Kompania Korenica në vitin 2008 ka zgjeruar programin e prodhit duke krijuar një program të ndryshëm nga fillimet e para në atë të perpunimit të masave plastike. Fillimisht me Kova të Plastikës, kariget e stadiumeve, kutit për bateri terike.

Nga viti 2013, kompania Korenica ka avancuar edhe më shumë në makinat dhe produktet e plastikës, me të cilat arritën që të krijojnë disa programe në prodhimin e tyre siç janë: -Në bujqësi, arrkat për speca, mjedra, mona, manafera, rrush, dredheza, bylmet etj. -Në programin e ujit, kutit shpërndarës të ujit me dimensione të ndryshme, -Në programin e Deratizimit, etj.

Me programet e reja të krijuara, kompania Korenica ka arritur që të zgjerojë tregun jo vetëm në Kosovë, por edhe të eksportojë në 8 shtete të ndryshme të botës vazhdimisht.

KORENICA Aty ku cilësia është parësore.