SHEHU-Tex është një nga kompanitë familjare të suksesshme në komunën e Rahovecit. Duke filluar në vitin 2013 si një kompani e vogël, ajo nisi të rritet gradualisht dhe tani ofron një gamë të gjerë mallrash të ndryshme. Fillimisht, kjo kompani është marrë me shitjen e tekstilit, rrobave dhe disa artikujve shtëpiakë, dhe me zgjerimin e saj tani ofron qindra artikuj të tjerë.
Sot, kjo është një kompani e njohur dhe e kompletuar me një larmishmëri të gjerë dhe cilësi të lartë të mallrave për gjithë rrethinën tonë. Matësi i suksesit janë vetë klientët, të cilët çdo vit tregojnë interesim më të madh për blerje, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e biznesit.
Shehu-Tex ndodhet në qendrën e re të qytetit dhe është pozicionuar shumë mirë, duke u bërë një destinacion i përshtatshëm për çdo vizitor. Lokali është i ndarë në sektorë, ku në secilin sektor mund të gjeni atë që ju nevojitet.
Qëllimi ynë është t’i shërbejmë popullit në mënyrë sa më dinjitoze, duke ofruar një përzgjedhje të madhe të produkteve bashkëkohore dhe duke e përmirësuar gjithnjë e më shumë kujdesin, rehatinë në blerje dhe cilësinë ndaj klientelës sonë.